Loading…
Haradinaj: Do ta mbështesim sektorin energjetik
  • 18/11/2017 | 12:10

...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim zëvendëskryeshefin Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala, me të cilin bisedoi për zhvillimet në sektorin e energjisë dhe për punët që janë duke u bërë në KOSTT.


Gjatë takimit, u bisedua edhe për zhvillimet progresive në KOSTT si dhe për sfidat e KOSTT-it në anëtarësimin në ENTSO-E, për shfrytëzimin e linjës interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, si dhe për obstruksionet që po bëhen nga Serbia, në moszbatimin e kushteve që dalin nga marrëveshja për anëtarësim të KOSTT-it në ENTSO-E dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Zëvendëskryeshefi Shala shprehu besimin se bashkëpunimi me Qeverinë do të ketë efekt pozitiv edhe në këtë sektor të ndjeshëm për ekonominë e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria do të ofrojë mbështetjen për këtë sektor, në funksion të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën që ka Kosova për energji elektrike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë