Kryeministri Ramush Haradinaj ka reagua pas sulmit ndaj pelegrinëve serb që ka ndodhur në Istog.
Dy autobusë me pelegrinë serbë ishin nisur drejt Istogut për ta vizituar një tempull fetar ku më pas janë sulmuar nga persona të pa njohur ende nga policia, Haradinaj e ka dënuar këtë sulm duke e quajtur të papranueshëm pasi shteti i Kosovës është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet, njofton gazetametro.net.
Haradinaj ka kërkuar që të identifikohen personat që kanë kryer sulmin dhe të sillem para drejtësisë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasyshë kryersit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë./gazetametro.net