Loading…
Haradinaj e konfirmon: Nesër BE’ja e jep lajmin e mirë për Kosovën
  • 17/07/2018 | 15:29

...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për temat që do të jenë në takimin e nesërm në Bruksel me përfaqësues të lartë të BE’së.


Ai ka thënë se me Federica Mogherinin do të disktujnë për tri tema, të cilat përfshijnë vizat por edhe dialogun me Serbinë, shkruan gazetametro.net.

I pari i Qeverisë ka konfirmuar atë që Metro e raportoi më herët që dita e nesërme sjell vendimin e Komisionit të Evropës për vizat, mirëpo ai ka thënë se ky do të jetë një prej tre hapave të nevojshëm.

“Nuk kryhet puna nesër. Nesër do ta kemi një prej tri vendimeve. Është vendimi i Komisionit për të hapur procesin pozitiv. Me u gëzu po, por duhet ta dimë që janë edhe dy pengesa”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj ka pranuar se kohëzgjatja e tërë procesit para se kosovarët të udhëtojnë pa viza, mund të ndryshojë.

“Ky proces nuk ka kthim mbrapa, mirëpo kohëzgjatja mund të ndryshojë. Kështu që ne duhet të punojnmë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Haradinaj ka thënë se takimi me BE’në ka një mesazh të mirë pasi të gjithë krerët institucionalë të Kosovës do të jenë aty.

Ndryshe, javën e shkuar u arrit një dakordim nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli për një takim të përbashkët me BE’në./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë