Loading…
Haradinaj e quan keqkuptim fyerjen e gazetarëve, insiston se kishte të drejtë (Video)
  • 14/09/2017 | 01:27

...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar mbrëmë vonë, gjatë qëndrimit të tij në KEK, “incidentin” e mëngjesit, ku kishte fyer gazetarët, duke i quajtur të pashkollë dhe që nuk kuptojnë anglisht, andaj e kanë keqinterpretuar deklaratën e Ambasadës Amerikane për Demarkacionin.


Haradinaj me këtë rast ka insistuar se pyetja e gazetares së Ekonomia Online, ishte keqinterpretim i deklaratës së Ambasadës Amerikane, ngase kjo ambasadë nuk e ka komentuar vendimin e tij për shkarkim të komisionit të Murat Mehës, dhe themelimin e një komisioni të ri për matjen e territorit me Malin e Zi.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast, ka thënë se ai gjithmonë i ka respektuar mediat dhe do të vazhdojë t’i respektojë, por sipas tij, ai mundet edhe ta zbus fjalorin, por ka thënë se e vërteta mbetet e vërtetë.

“Nuk ka qëndrim zyrtar të ShBA-së që ka kritikuar ose kundërshtuar veprimin tim pas zgjedhjes kryetar qeverie për demarkacionin. Pra është konstatim jo i drejtë. Dhe nëse kjo i pengon dikujt, unë mundem me përdor gjuhë ma të butë, por keni parasysh e vërteta mbetet e vërtetë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinajt nuk i kishte pëlqyer një pyetje e gazetares së Ekonomia Online të mërkurën në mëngjes për qëndrimin e Ambasadës Amerikane rreth demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. Kur është pyetur gjatë një vizite në Ministrinë e Infrastrukturës të komentojë qëndrimin e zyrtarëve të Ambasadës Amerikane se nuk do të përkrahin version tjetër të demarkacionit, ai i ka porositur gazetarët “të shkojnë më shumë në shkollë“.

“Kam respekt për media shumë besoni. Por shumica juaj, as nuk dini me lexu anglisht, as s’po dini me i kuptu çka kanë thanë. Problem është i juaji. S’kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa e dit si raportoni, besoni. Shkoni më shumë në shkollë, këqyrni çka po thonë ata. E shoh unë çka kanë thanë, e kam lexu deklaratën e tyre”, ka deklaruar Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë