Loading…
Haradinaj e Thaçi të vetëm për Specialen, kundër kanë Veselin e Pacollin
  • 13/01/2018 | 15:27

...

Washingtoni dhe Brukseli tashmë disa herë kanë dërguar mesazhe të politikanët që të mos provohet edhe një herë shfuqizimi i Gjykatës Speciales përmes votimit të saj në Kuvend. Kjo çështje bëhet edhe më e ndjeshme kur dihet se jo të gjithë parterët e koalicionit qeveritar ndajnë një qëndrim. Kryeministri Ramush Haradinaj duket se nuk mund të flas me një zë të vetëm edhe për dy partnerët- kreun e PDK-së, Kadri Veseli, si dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli. Këta të dy. për dallim nga Haradinaj, duhet se do i shkojnë për shtati kërkesës së ndërkombëtarëve.


Pacolli vazhdimisht ka përsëritur se partia e tij nuk është pro shfuqizimit të Gjykatës duke shfaqur përkushtim për ruajtje të marrëdhënieve me ndërkombëtarët. Për më tepër sot edhe dy deputetë të partisë së tij, Labinot Tahiri dhe Selim Pacolli në një takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova kanë premtuar se AKR-ja s’do të bëhet pjesë e nismave që prishin punët me aleatët, shkruan Gazeta Metro.

Kurse, kryeparlamentari Veseli tashmë ka treguar ndryshim apo zbutje të qëndrimit  në dy raste. Fillimisht me një shkrim autorial dhe sot në një takim që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Veseli konfirmoi mos shfuqizimin e Speciales.

Në anën tjetër,  kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ende nuk ka ndërruar mendimin në këtë gjë dhe të mërkurën po pritet edhe një tentim për shfuqizmin e Speciales. Ditë kjo për kur është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila mund ta procedojë për në Kuvend një ligj të tillë.

Presidenti Hashim Thaçi i doli në krah kësaj nisme, duke thënë që ai do të nënshkruajë çdo ligj që i vjen nga Kuvendi, duke respektuar vullnetin e deputetëve. Ai ka në krah disa nga partia që deri vonë e udhëhoqi, deputetë të PDK-së do të ishin të gatshëm që të ndjekin vijën politike që ai po përkrah.

Natën e 22 dhjetorit kur u tentua fillimisht shfuqizimi i këtij ligji, tentimi për shfuqizim arriti të shkojë vetëm deri në Kryesi, ku dështoi mbledhja për shkak të mungesës së kuorumit nga partitë opozitare, VV dhe LDK.

Përderisa LDK e ka kundërshtuar një nismë të tillë, VV duket ta ketë marrë me rezerva. /gazetametro.net

Veseli takon Delawien, i rikonfirmon mos shfuqizimin e Speciales

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë