Loading…
Haradinaj godet Thaçin e Veselin: Mos më çoni porosi nëpërmjet Bedri Hamzës, asnjë ministër nuk mundet të më tregojë se çka duhet të bëjë unë
  • 16/07/2018 | 22:14

...

Kryeministri Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza, pasi ky i fundit e refuzoi pagën me rritje. Thotë se Hamza sa ka qenë drejtor i BQK’së ka marrë pagë 4 mijë eurosh.


Haradinaj tha se asnjë ministër nuk mundet të i tregojë atij se çka duhet të bëjë, as Bedri Hamza i cili ka pasur 4 mijë euro pagë dikur në BQK.

Haradinaj madje i ka thënë Hamzës se ‘mos të shet mend’ me veprimet e tij duke refuzuar pagën me rritje.

“Asnjë ministër s’më më kallëzon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”, tha Haradinaj.

Madje Haradinaj tha se as kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos.

“As Kadria e as Hashimi s’mund të më tregojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, deklaroi Haradina në Tribuna Channel.

Bedri Hamza ka refuzuar marrjen e pagës me rritje. Më parë Haradinaj kishte thënë se Hamza me këtë vendim nuk është treguar burrë i mirë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë