Loading…
Haradinaj i ‘gëzohet’ prezencës së opozitës në Kuvend
  • 20/09/2018 | 17:48

...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj prezencën e opozitës në seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar si një sinjal të mirë se në të ardhmen ata mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës.


Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Kreu i ekzekutivit ka siguruar se me votimin e këtyre tri projektligjeve janë fitues opozita dhe qytetarë e vendit.

“Me këtë situatën e sotme, pra me seancën mendoj që opozita megjithatë e qoi një sinjal të mirë nuk duhet të jemi ashtu krejt negativ, pra mund të ndodh që në të ardhmen edhe të kthehen në Kuvend, mirëpo kjo e sotmja ardhja e tyre për këto marrëveshje ishte me rëndësi, pra iu siguroi që sot në Kosovë të gjithë janë fitues edhe opozita janë fitues sepse i kanë votuar marrëveshje e ligje që janë shumë me rëndësi për qytetarët e vendit” ,u shpreh Haradinaj.

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi ka vazhduar punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator, megjithatë, përveç Partisë Socialdemokrate të Kosovës, opozita nuk morri pjesë në këtë seancë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë