Loading…
Haradinaj i konfirmon numrat: Nuk do vinim në seancë pa 80 vota
  • 20/03/2018 | 16:08

...

Më në fund si duket janë siguruar numrat e nëvojshëm për ta kaluar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.


Këtë gjë e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se as nuk do të vinte po që se nuk do t’i kishte 80 vota, shkruan gazetametro.net.

“Nuk do të vinim në seancë nëse nuk do t’i kishim 80 vota”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë i pari i Qeverisë ka komentuar edhe qëndrimet e partive opozitare. Ai ka thënë se të gjithë e kanë hapësirën për ta gjetur veten, duke shtuar se beson në unitetin e LDK’së.

Sipas Haradinajt, partia e tij është unike, ani pse kishte pasur disa zëra kundërshtues herë pas here.

Ndryshe, ani pse ishte paraparë të nis në orën 16:00, tash kur kanë kaluar 10 minuta kanë ardhur vetëm gjysma e deputetëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë