Loading…
Haradinaj: I pëlqeu dikujt ose jo, Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa Amerikën
  • 07/12/2017 | 17:51

...

Kryeminstri i Kosovës,  Ramush Haradinaj në seancën që po mbahet në Kuvend, tha se i pëlqeu kjo dikujt ose jo, Kosova do të ulet në tavolinë çdoherë me Amerikën për diaolgun me Serbinë .


Sipas Haradinajt, Kosovës i duhet së paku një palë që e nje Kosovën si shtet.

“Europa nuk po mund të na njohë për shkak të 5 vendeve brenda BE-së që nuk e njohin Kosovën, prandaj ka qëndrim neutral ndaj nesh, Serbia nuk na njeh, prandaj ne jemi në dialog me dy palë që nuk e njohin Kosovën Republikë”, deklaroi Haradinaj.

‘Sa i përket Amerikës, çështjet nuk mbyllën pa Amerikën. Kosova nuk do të ulet në tavolinë pa qenë Amerika, këtë le ta dinë të gjithë. Nëse dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryen punën. Me thanë që e ki demarkaimin, unë se kam kryer demaskimin me Serbinë, ose pse i kanë vizat ata tjerët, e jo ne. Kosova duhet me marrë të vetën në çdo proces, nuk jemi me i ndihmu proceset. Po na thonë mos u boni të kqi si ata, po shihe ku shkuan ata. Unë jam i bindur që në Kosovë ja vlen me komuniku tanë nër veti kur janë temat nacionale”, ka thënë Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë