Loading…
Haradinaj i zënë ngushtë me liberalizimin e vizave
  • 12/10/2017 | 19:33

...

Kryeministri i Kosovës, vazhdon të jetë i paqartë në atë se si vendi do të arrijë ta merr liberalizimin e vizave.

Pavarësisht se BE e ka bërë disa herë të qartë se liberalizimi i vizave është i lidhur direkt me demarkacionin me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ky liberalizim do të vijë pas zbatimit të MSA’së dhe gjetjes së të vërtetës së vijës kufitare me shtetin fqinj, përmes Komisionit të ri të caktuar nga ai, shkruan gazetametro.net.

Demarkacioni me Malin e Zi, është tanimë i mbyllur nga pala malazeze, pasi ata e kanë miratuar në Parlament, dhe e kanë deklaruar publikisht se për ta është temë e përfunduar.

Duke qenë në këtë situatë, dhe si kundërshtuesi më i madh i këtij Demarkacioni, kryeministri Haradinaj, deri sot asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë projeksion konkret se si do të zgjidhet kjo çështje, e cila po mban të bllokuar qytetarët e Kosovës, të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e BE’së.

“Kemi filluar të punojmë për vitin që vjen. Statusi i kandidatit është tema e ardhshme që do të diskutojmë Kosovë-BE, për këtë jeni më se të sigurt se nuk do të shkon vite. Qeveria jonë në zbatim të MSA-së obligon vendet e BE-së e institucionet e BE-së ta vlerësojnë zbatimin e MSA-së nga Kosova që nënkupton t’i jepet liberalizimi i vizave. Kemi të ndërlidhur liberalizimin e shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ne nuk kemi humbur kohë, një komision ka shkuar në shtëpi, një komision tjetër ka filluar punë. Ky komisioni tjetër do ta gjejë të vërtetën. Është shkencë që ne i obligohemi si brenda ashtu edhe jashtë që janë faktet që çdo herë fitojnë. Kur t’i kemi edhe ato do t’i vijë zgjidhja kësaj çështje nuk do të shkojë pa afat”, tha Haradinaj, në tubimin elektoral që partia e tij mbajti në Duzhnje të Gjakovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë