Loading…
Haradinaj jep lajmin: Nga nata e Vitit të Ri, s’do të ketë më kufij në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
  • 21/09/2018 | 22:02

...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga nata e ndërrimit të motive nuk do të ketë më kufij në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.


Kryeministri Haradinaj ka thënë se nga nata e Vitit të Ri nuk do të ketë më kufij në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton gazetametro.net

Ai këto deklarata i bëri në emisionin e gazetarit shqiptar, Blendi Fevziu.

“Nga ndërrimi i moteve nuk do të ketë më barrikadë fizike në kufirin Kosovë –Shqipëri”, ka thënë kryeministri i vendit.

Blendi Fevziu: Më ka qëlluar të pres 30 minuta në radhë për të hyrë në Kosovë dhe 30 minuta për t’u kthyer nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërkohë që të gjithë vendet e BE lëvizin sot pa kufij, kufijtë kanë ngelur vetëm gërmadha klasike. Çfarë do të bëjmë për t’i larguar?

Ramush Haradinaj: E kemi biseduar me Kryeministrin Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet.

Blendi Fevziu: Pra në natën e Vitit të Ri ju do të hiqni kufirin Shqipëri-Kosovë?

Ramush Haradinaj: Shpresoj po. Përfundimisht. Do të ketë kamera. Do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë