Loading…
Haradinaj jep një premtim: Ja do të rriten pagat e policisë dhe mjekëve, ja s’ka me nejt si kryeministër
  • 16/07/2018 | 22:36

...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ai ka folur edhe pë rritje të pagave në sektorin publik.


Haradinaj është zotëruar përsëri se do të i rris pagat e policëve dhe mjekëve, ai tha se ky është një synim i tij dhe e ka këtë si një nga synimet kryesore gjatë këtij mandati.

“E kam synim me i rritë pagat e policisë, përnime do të i rrisim, e kam synim me i rrit edhe pagat e mjekëve”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj dha një premtim se nëse nuk rriten pagat e policisë dhe mjekëve nuk do të qëndrojë më në postin e kryeministrit.

“Ja do të dë rriten pagat e policisë dhe mjekëve, ja s’ka me nejt si kryeministër” tha Haradinaj në TCH.

Shefi i Qeverisë ka komentuarka edhe dialogun me Serbinë duke thënë se në dialog duhet të jenë të përfshira Parlamenti dhe partitë politike parlamentare.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, i pari i Qeverisë është zotuar se një gjë e tillë do të ndodhë. Ai kërkoi që festa mos të bëhet para kohe, siç ndodhi në kohën e ish ministrit Bekim Çollaku.

 

 

 

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë