Loading…
Haradinaj: Kemi bekimin e Amerikës për ushtrinë
  • 06/12/2018 | 18:59

...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se çështja e krijimit të ushtrisë së Kosovës është punë e kryer, pas për këtë çështja Kosova e ka bekimin e Amerikës.

Haradinaj ka treguar se për formimin e ushtrisë së Kosovës kanë mbështetjen e Amerikës, si dhe kjo ushtri do të  jetë një forcë bazuar në standardet e NATO-s dhe për të gjithë komunitetet, njofton gazetametro.net.

“Ushtria e Kosovës është punë e kryer, pasi beson se e kemi bekimin e Amerikës dhe aleatëve të Kosovës, kjo do të jetë një forcë me standarde të NATO-së dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Haradinaj,

Ai thotë se Kosova do të jetë një aleat i NATO-së dhe shpreson që shumë shpejtë që Kosova të jetë një nga anëtarët e saj.

“Kosova do të jetë aleat i përhershëm i NATO-s dhe kemi besimin që të jemi anëtar i saj”, ka Haradinaj për gazetaexpress.com.

Seanca ku pritet të votohen projektligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri do të mbahet me 14 dhjetor.

Ndërkaq, Ambasadori i ri i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka dalur në mbrojtje të formimit të Ushtrisë së Kosovës, sipas tij evolimi i FSK’së në Forca të Armatosura të Kosovës, është një hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për një shtet të pavarur dhe sovran./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë