Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot rreth zhvillimeve të fundit në vend, duke ‘kërcënuar’ presidentin Thaçi se çdo marrëveshje e tij me Serbinë që prekë territorin e Kosovës do të shkarkohet.
Haradinaj ka folur i bindur se nëse presidenti Thaçi bën marrëveshje me presidentin e Serbisë për territoret e Kosovës do të shkarkohet nga votat e deputetëve të tij, njofton gazetametro.net.
“Çdo marrëveshje që prekë territorin e Kosovës ne do të shkarkojmë presidentin Thaçi”, tha Haradinaj.
Haradinaj duke folur për ‘kërcënimet’ e presidentit Thaçi se kjo qeveri mund të bie, ai tha se këtë deklaratë nga presidenti nuk e shoh si kërcënim, por për të do të ishte kërcënim nëse ai do të nënshkruante marrëveshje me Serbinë që do të bënte cenimin e territoret të Kosovës, njofton gazetametro.net.
“Kam kërcënim nëse ai nënshkruan marrëveshje që nënshkruan cenimin e territorit të Kosovës”, tha Haradinaj në T7.
Tutje Haradinaj ka folur edhe për qëndrimet e opozitës, ai ka dërguar mesazh partive opozitare se kurdo që të kenë numrat për rrëzimin e Qeverisë që ai po e udhëheq le ta bëjnë këtë./gazetametro.net.