Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur krenar me lojën e përfaqësueses së Kosovës, në ndeshjen e sontme kundër Maltës.
Haradinaj falënderoi futbollistët për lojën që treguan e emocionet që dhuruan.
“Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Maltës. Falemnderit djelmoshave të Përfaqësuesës sonë për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruan. Forca drejt Kampionatit Europian!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kosova ka shënuar fitore 3-1 ndaj Maltës, në ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo e vlfshme për kualifikm në këtë ligë../gazetametro.net