Loading…
Haradinaj llogarit në AKR’në për krijimin e Qeverisë
  • 19/08/2017 | 13:51

...

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mos prezenca e tyre nëpër vazhdimin e seancave konstitutive ka qenë në të mirë të vendit.


“Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por është krijuar një situatë e re më gjithëpërfshirëse te pozicioni i AKR-së dhe i kemi dhënë kohë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Gazeta Metro.

Ai ka thënë se këtë e kanë bërë me kujdes të madh por që arsyetohet, sepse në mandatin e tyre do të kenë përfshirje më të gjerë në qeverisje.

Kreu i AAK’së këto komente i bëri në një konferencë për media, ku prezantoi gjashtë kandidatë për kryetar të komunave. 

“Pra, keni parasysh që mos ti jepshim rëndësi këtij procesi të ri, presionit të ri të AKR-së do të ishim në punë sot, por e kemi bërë me kujdesin më të madh sepse mendojmë që është mirë ndaj proceseve të vendit. Pra, kjo kohë që e kemi humbur deri tani për të cilën nuk jam i kënaqur që e kemi humbur, megjithatë atë ta quaj ashtu arsyetohet me faktin se do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje. Nuk besoj që do të humbim shumë kohë në ditët që vijnë, nuk e di sa do të mundemi me implementuar në këtë javë që po hyjmë, mirëpo nuk do t’i humbim shumë kohë vendit”, tha ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë