Loading…
Haradinaj: Më vjen keq që në kabinetin tim ka pak gra (Foto)
  • 14/09/2017 | 10:44

...

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ka ngecur në aspektin e barazisë gjinore pavarësisht se viteve të fundit ka pasur pak progres në këtë drejtim. Këto komente Haradinaj i bëri më rastin e lansimit të Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore me autor Haxhi Gashin, raporton Gazeta Metro.


“Rëndësia e barazie gjinore do të jetë sfidë gjatë për ne. Disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhur mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovës. Arsyet pse ngecim janë të shumta, disa prej tyre janë në kapacitetin tonë që t’i trajtojmë, që të mos ngecin. Bazuar në normativën ligjore shprehi gatishmërinë time që të përkrahi femrën në barazinë gjinore, të drejtën e femrës në të gjitha ato tema që janë me rëndësi”, ka thënë Kryeministri.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është i vetëdijshëm për mungesën e grave në kabinetin qeveritar, mirëpo ai ka shtuar se kjo nuk do ta pengojë ekzektutivin që të punoj për përmirësimin e pjesëmarrjes së gruas në jetën institucionale të vendit.

“Kam ardhur të shprehi zotimin tim dhe të Qeverisë që udhëheqi se do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe barazisë gjinore. Shpreh keqardhje për numrin jo të duhur, jo të drejtë të kabinetit tim me femra, mirëpo kjo nuk më pengon që të vazhdoj ta trajtoj këtë temë me seriozitetin më të madh”, ka përfunduar fjalimin e tij Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë