Loading…
Haradinaj: Në Londër u ndjemë si në shtëpi
  • 12/07/2018 | 11:47

...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë që kur u kthye nga Samiti i Londrës që u mbajt këtë javë, që mblodhi të gjitha shtetet e mëdha.


Haradinaj tha se Kosova pati një pozitë të mirë në Londër, pasi sipas tij, kryeministrja britanike Theresa May i kishte pritur sikur në shtëpi, shkruan gazetametro.net.

“Në Londër patëm shumë takime. Kryeministrja May na priti mirë dhe u ndjemë si në shtëpi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, ai ka falenderuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kancelarin austriak Sebastian Kurz, të cilët sipas Haradinajt, mbajtën takime bilaterale vetëm me Kosovën.

Sidoqoftë, ai foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave i cili, sipas Haradinajt, do të ndodhë këtë vit. “Po”, ishte përgjigja bindëse e kryeministrit në pyetjen se a do të hiqen vizat këtë vit.

“Shiqoni, janë në pyetje javët. Pra, nuk diskutohet a do të përmbyllet ky proces, por kur do të mbyllet”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Haradinaj sqaroi se në takimin që kishte me presidentin Hashim Thaçi, u fol për Samitin e Londrës. Ai tha se i raportoi Thaçit.

Ndryshe, Haradinaj mori pjesë në Samitin e Londrës ku pati takime me Angela Merkel e Sebastian Kurz, e po ashtu edhe me liderë të tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë