Loading…
Haradinaj: Nëse guxoni votojeni Demarkacionin
  • 07/12/2017 | 12:17

...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përplasur në Kuvend me shefin e grupit parlamentar të LDK’së, Avdullah Hotin, me të cilin ka replikuar rreth demarkacionit dhe temave të tjera, raporton Gazeta Metro.


Pas fjalimit të Hotit në foltore, Haradinaj u përgjigj duke thënë që beson që marrëveshja me Malin e Zi për demarkacion ishte e gabuar, dhe për këtë, ka shtuar që e ka sjellë në Kuvend për ta paraqitur para deputetëve dhe se nuk do ta kthejë më prapa.

“Pasi ra Enveri në Shqipëri ka qenë një praktikë veç me u anku, unë kam mendu a vjen ndonjëherë ndonjë gjeneratë që nuk ankohet. Për demarkacionin unë besoj që është gabuar vija e kufirit, këtë s’po e them as për hatër e as për inat të askujt”, tha Haradinaj i tensionuar.

“100 herë me më rrëzu, prapë çohna në këmbë si macja, e plot te ju këtu me u rrëzu nuk mund të çoheni më, as politikisht as në asnjë mënyrë”, tha Kryeministri.

Për procedimin e demarkacionit në Kuvend, Haradinaj e pranoi që gjendet në ‘provim’ të vështirë, por garantoi që nuk do ta kthejë prapa marrëveshjen nga Kuvendi. Duke aluduar në kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, Haradinaj tha që ai e kishte kthyer mbrapa demarkacionin nga Kuvendi, e një gjë të tillë tha që s’do ta bëjë ai.

“Na keni qitë në provim të vështirë, e pranoj se s’po guxojmë me thanë as po as jo. I ngratie ka pru niher edhe e ka kthy mbrapa. Unë një gjë po ua them që ju garantoj që kur e sjell më mbrapa nuk e kthej, e ju nëse keni guxim votojeni”, tha Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë