Luftën për ta kundërshtuar matjen e fundit të territorit të Kosovës, po e vazhdojnë deputetët e partive në opozitë.
Deputeti Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ai që bashkë me kolegët e partisë së tij po e kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjen me Malin e Zi, pasi besojnë se Kosova humb territor me këtë marrëveshje.
Haradinaj ka vizituar sot Çakorrin, vend ky që sipas matjeve të fundit nga komisioni shtetërorë për matjen e territorit, e ka nxjerrë Çakorrin jashtë vijave kufitare të Kosovës.
Ai, vazhdon të besoj se kjo pjesë është pjesë e Kosovës. Thotë se për këtë madje e din edhe fëmijët. /gazetametro.net