Loading…
Haradinaj nuk frikësohet se Lista Serbe mund t’ia rrëzojë Qeverinë
  • 13/11/2018 | 16:17

...

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Qeveria e tij nuk mund të rrëzohet vetëm se është hidhëruar Lista Serbe.

Duke komentuar kërcënimet e Listës Serbe për votim të mocionit të mosbesimit, Haradinaj ka deklaruar se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak të kësaj partie, shkruan gazetametro.net.

“Qeveria edhe mund të bjen, në demokraci bijnë qeveritë por nuk e shoh qeverinë që muj bjen për shkak se ka marrë një vendim dhe është hidhëru Lista Serbe”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ndërkohë, ai ka shtuar se Kosova ka kontest me Serbinë, prandaj është vendosur taksa, dhe jo me Listën Serbe.

“Ky është një kontest mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo mes Kosovës dhe Listës Serbe. Pra nuk shohim shqetësim për me shku në zgjedhje”, ka shtuar shefi i Qeverisë.

Sidoqoftë, Lista Serbe po kërkon që të rrëzohet Qeveria e Haradinajt pas vendimit të kësaj të fundit që të vendoset taksë prej 10% në çdo produkt që vjen nga Serbia dhe Bosnja. Mirëpo, ani pse janë numrat me opozitën, nga këta të fundit gjysma janë kundër rrëzimit të Haradinajt me votat e Listës Serbe.

Ndryshe, javën e shkuar Haradinaj mori vendim që Dogana e Kosovës të taksojë me 10% çdo produkt të Serbisë dhe Bosnjës. Kjo, sipas Haradinajt, është përgjigje për politikën agresive që po bën Serbia kundër shtetësisë dhe njohjes së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë