Loading…
Haradinaj pranon peticionin e 124 mijë nxënësve, premton arsim më kualitativ
  • 17/07/2018 | 11:40

...

Kryeministri Ramush Haradinaj, të martën ka pritur në takim një delegacion të nxënësve, nga të cilët ka marrë kërkesa që Qeveria të angazhohet për arsim më të mirë në Kosovë.


“Mëngjesin e sotëm, pata nderin të pres një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë””.

Kryeministri me këtë rast ka thënë se Qeveria e vendit do të punojë që të ngritet sistemi i edukimit që t’u përgjigjet trendeve të reja.

“Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare. Kosova duhet të fitojë betejën për dije”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë