Loading…
Haradinaj publikon kontratën për termocentralin, por jo në shqip
  • 22/01/2018 | 17:55

...

Qeveria e Kosovës e ka publikuar versionin përfundimtar të kontratës për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.


Kontrata origjinale e nënshkruar ndërmjet kompanisë Coutour Global  dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) është publikuar në faqen zyrtare të MZHE.

Për këtë ka njoftuar përmes Facebookut edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kjo është dëshmi që në Kosovë çdo kontratë, tani e tutje, do të jetë transparente”, ka shkruar ai.

Mirëpo, nëse klikoni në linkun, mund të vëreni se përsëri është publikuar vetëm versioni në gjuhën angleze.

Versionin e parë të kontratës ministri i MZHE, Valdrin Lluka e kishte publikuar poashtu vetëm në gjuhën angleze.

Kjo kishte nxitur reagimin e deptutetëve të opozitës, të cilët kishin kërkuar që të publikohet versioni i saj në gjuhën shqipe. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë