Loading…
Haradinaj reagon për sulmin fizik ndaj gazetarit Kajtazi
  • 13/10/2017 | 15:19

...

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin fizik që ndodhi pak më parë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.


“Derisa jemi në mbledhje e  kem marr ni lajm për ni sulm fizik të gazetarit Vebi Kajtazi. Ne e dënojmë një akt të tillë, jo veç ndaj gazetarit Kajtazi por mbi çdo gazetar.Si qeveri jemi zotu me bashkëpunu me media”, tha Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, por raportohet se si i dyshuar është arrestuar Faton Ramadani, vëlla i Burim dhe Arsim Ramadani, të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg në rastin “Kiçina. /gazetametro.net

LEXO EDHE: Arrestohet një anëtar i familjes Kiçina për sulmin ndaj Kajtazit. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë