Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj në interpelancën e thirrur tha se nuk ka prova që e inkriminojnë ministrin serb Nenad Rikallo në krime lufte.
Ai sqaroi se menjëherë pas njoftimeve publike shqetësuese për Nenad Rikallon si kryeministër ka kërkuar informacione zyrtare nga mekanizmat dhe ka marr përgjigje si vijon.
“Drejtoria për inteligjencë e MPB-së ka thënë se nuk ka raste të raportuara në sistemin informativ të policisë së Kosovës. Nga prokuroria tha se përgjigja e tyre ka qenë se në lidhje me kërkesën e ministri serb nuk evidentohet asnjë shënim me informacionet për Nenad Rikalon, kurse AKI ka thënë se kur ka të dhëna të karakterit të tillë ne i dorëzojmë në prokurorinë e Shtetit. AKI nuk ka dorëzuar asnjë informatë për veprën e dyshuar për krime lufte për Rikalon”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj shtoi se edhe KMDLNJ nuk ka ndonjë dëshmi, deklaratë apo provë që inkriminon Nenadin për krime luftë në vitin 1998 – 1999.
Ai tha se reagimi i tij nuk ka qenë nguti por i nevojshëm për të reaguar