Loading…
Haradinaj: S’na duhet vota e askujt për Ushtri, është e drejtë e Kosovës
  • 06/12/2018 | 16:21

...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë disa detaje në lidhje me bisedën telefonike me sekretarin e NATO’së.


Haradinaj ka thënë se pozicioni i NATO’së është multilateral, duke shpjeguar se ka të bëjë me mendime të ndryshme brenda kësaj aleance, transmeton gazetametro.net.

‘NATO është  e vendosur me mbrojtë paqen sigurinë në Kosovë dhe nuke vë këtë në pikëpytje këtë gjë. Anëtarë të NATO’së kanë mendime të ndryshme për kohën se kur është dashtë të ndodhë formimi i ushtrisë,’ ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se nuk pret unanimitetin e askujt për të formuar Ushtrinë, pasi vendimi për formimi e saj siç thotë kryeministri, është vendim i brendshëm.

‘Vendimi për formimin e Ushtrisë është sovran e drejtë e Kosovës dhe nuk presim ndonjë votë ose unaninimitet të askujt, se sna duhe’ ka thënë tutje Haradinaj./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë