Loading…
Haradinaj takohet me KEDS dhe KEK, nga 15 dhjetori s’ka më reduktime
  • 03/12/2018 | 09:19

...

Kohët e fundit në Kosovë ka pasur reduktime, që kishin zgjatur me disa orë, e kjo gjë ka shqetësuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë reagoi publikisht.

Por, i pari i Qeverisë thiri në takim përfaqësuesit e KEK’ut, KEDS’it dhe ZRRE’së, të cilëve u kërkoi që të sigurohet stabilitet me furnizim me energji elektrike, shkruan gazetametro.net.

“Reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit. Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Ndërkohë, është bërë e ditur edhe arsyeja e reduktimeve në ditët e fundit. Pas takimit u tha se rënia e bllokut B1, ka shkaktuar probleme me furnizim me energji, e për të cilin është premtuar se do të rregullohet dhe nga 15 dhjetori s’do të ketë reduktime.

“Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim”, ka shtuar Haradinaj.

Sidoqoftë, Kosova është përmirësuar dukshëm me furnizim me energji elektrike, dhe reduktime të tilla janë paraqitur vetëm tani pas disa prishjeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë