Loading…
Haradinaj tregon se çfarë i tha Merkel për vizat, dhe a do të hiqen ato sivjet
  • 12/07/2018 | 23:15

...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tregoi se për çka ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel gjatë takimit bilateral në Londër.


Shefi i qeverisë kosovare tha se me gjermanen kanë biseduar edhe për liberalizimin e vizave. Por sipas tij, kancelarja gjermane ishte e kujdesshme dhe i ka thënë se duhet ende punë nga Kosova, para se vizat të hiqen. Ajo përveç tjerash ka thënë se për qëndrim më të saktë të Gjermanisë, duhet pritur rekomandimin e Komisionit Evropian i cili pritet të jepet gjatë javës së ardhshme.

Megjithatë, Haradinaj thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të ndodhë gjatë këtij viti.

Haradinaj ka folur edhe për dialogun, dhe përfshirjen në të, të kryeqendrave të rëndësishme si Uashingtoni, Berlini e Londra. Ai ka thënë, se për këtë qysh moti ka kërkuar kyçjen e SHBA’së. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë