Loading…
Haradinaj udhëton për në Bruksel
  • 18/12/2017 | 08:46

...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të udhëtojë sot për në Bruksel ku do të marrë pjesë në një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Kryeministrat e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Këshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi tha për KosovaPress se Haradinaj dhe homologët e tij nga katër shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar në një darkë nga Mogherini për nder të festave të fundvitit.

“Kryeministri Haradinaj do të niset për Bruksel në takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Matoshi për KosovaPress.

Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do t’u ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.

Përveç Haradinajt në Bruksel te Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë