Loading…
Haradinaj: Unë nuk i marr me t’mirë BE’në si Hashim Thaçi
  • 07/12/2017 | 18:31

...

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë debatit në Kuvend ka treguar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij për Demarkacionin, pavarësisht presionit të miqëve ndërkombëtar.


Haradinaj ka thënë t’i ketë ndodhur shpesh, që ndërkombëtarët kanë bërë presion për marrjen e një vendimi, dhe të nesërmën kanë thënë pse e bëtë këtë.

“Kur u kam thënë, por ju na thatë të bëjmë kështu. Ma kanë kthyer, duke më thënë, jo ne e kem kryer punën tonë, ju tuajën, nuk është e thënë të bëni gjithçka çfarë bëjmë ne”.

Haradinaj ka shtuar se Kosova mjaftueshëm është sjell në mënyrë konstruktive me BE’në por nuk ka fituar asgjë. “Ja i ka dëgjuar Hashim Thaçi BE’në, ja askush tjetër, por nuk është se kemi fituar ndonjë gjë. Shqiptarët mjaft janë dëmtuar, dhe unë jo tokë, por një lis të Kosovës nuk e jap”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë