Loading…
Harroni Google Map: Ky satelit do t’ju ndihmoj shumë
  • 06/07/2018 | 13:30

...

Një kompani e quajtur Earth-i ka krijuar atë që po del të jetë sateliti komercial i parë në botë që u mundëson shikuesëve të shohin lokacionin që duan nga telefoni apo kompjuteri ashtu siç është.


Sateliti i quajtur VividX2 ka një kamerë 4K Ultra HD që mund të filmojë për dy minuta se çfarë po ndodh në një lokacion të caktuar, transmeton gazetametro.net

Kjo kamerë mund të filmojë video në një lartësi 300 kilometra mbi Tokë, duke u dhënë shikusëve një paraqitje të mrekullueshme.

Earth-i, i ka projektuar këta satelitë që të filmojnë drejtpërdrejtë hapësirën që ne duam të shohim. Pasi që ne kerkojmë lokacionin që duam të shohim, videoja na tregon drejtpërdrejtë makinat duke lëvizur, madje mund të shohim edhe aeroplanët duke u ngritur në hapësirë.

Kjo kompani ka arritur atë çfarë nuk është bërë deri më tash pasi që u ofron shikuesve një pamje të habitshme dhe e paraqet vendin deri në detajet më të vogla./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë