Loading…
Harta e Kosovës shfaqet në qiell, ish-presidenti: Edhe Zoti e shkroi me dorë të vetë |FOTO
  • 13/08/2018 | 18:28

...

Një pjesë e reve mbi territorin e Kosovës është shfaqur duke krijuar formë të ngjashëm me hartën e shtetit kosovar.


Këtë gje e ka vërejtur ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, i cili e ka publikuar këtë pamje me një kërkesë, shkruan gazetametro.net.

Sipas ish-presidentit, kjo pamje është mbi qiellin e Kosovës, dhe sipas tij, kjo gjë është ‘shkrim me dorë të Zotit’, andaj ai ka këruar të respektohet.

“Kjo pamje është mbi qiell të Kosovës. ‘Edhe Zoti e shkroi me dorë të vetë’. Respektojeni!’, ka shkruar Nishani.

Ndërkohë, Nishani nuk ka treguar se kur është realizuar kjo fotografi dhe nuk ka dhënë detaje të tjera për vendin ku është realizuar.

Sidoqoftë, Nishani njihet si president që e ndihmoi shtetin kosovar dhe bëri disa vizita, por edhe priti liderë kosovarë në shtetin shqiptar./gazetametro.net.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë