Loading…
Hasani: Taksa për miellin serb, Ramiz Kelmendit i ndikon drejt në xhep
  • 07/11/2017 | 21:19

...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së dhe biznesmenit, Ramiz Kelmendi i cili ka vlerësuar se taksa shtesë e vënë për miellin e importuar nga Serbia 0.04 cent/kg, dëmton xhepin e qytetarëve.


“Ky vendim deputetit në fjalë i ndikon drejt në xhep. Ne nuk do t’i shikojmë interesat individuale sepse neve na intereson qytetari i Kosovës. Dhe po ashtu ky vendim është në përputhje me ligjet tona, pra ligjin antidumping”, ka thënë ministri Hasani në emisionin “Intervista me Blerimin” në televizionin publik të Kosovës.

LEXO EDHE: Kelmendi: Taksa shtesë për miellin e Serbisë dëmton xhepin e qytetarëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë