Loading…
Hasi fiton para të majme nga Olympiakos
  • 25/09/2017 | 21:56

...

Rezultatet në kampionatin e Greqisë kanë bërë që Besnik Hasi të shkarkohet të martën nga pozita e trajnerit të Olympiakosit.


Humbja në derbi ku fillimisht ekipi i tij ishte në epërsi, ishte vendimtare për fatin e shqiptarit.

Por, trajneri 45 vjeç do të përfitojë një shumë goxha të lartë nga Olympiakosi, për shkëputje të kontratës, transmeton gazetametro.net

Nuk kanë kaluar ende 4 muaj që kur Hasi nënshkroi kontratën 2 vjecare, që i sillte pagë vjetore 600 mijë euro.

Nga të hyrat që përfitoi prej kualifikimit në Champions League, Olympiakos tashmë duhet të ndajë afër 1 milionë për njeriun Besnik Hasin. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë