Loading…
Hawking ka dërguar porosi: Zoti nuk ekziston, e as jeta pas vdekjes
  • 16/10/2018 | 13:34

...

Stephen Hawking para vdekjes ka incizuar një porosi për botën, e cila është lëshuar në prezantimin e librit të tij të ri “Përgjigje të shkurtëra në pyetje të mëdha”.


Hawking në porosi ka thënë se arsmi e shkenca ‘në rrezik më të madh se kurrë më parë’ dhe se nuk respektohen ekspertët.

Ai ka thënë edhe se zgjedhja e Donald Trumpit për president amerikan dhe Brexiti pjesë të |revoltit global kundër ekspertëve, që përfshinë edhe shkencëtarët”.

Fizikani i njohur ka porositur se shkenca tash e tutje duhet të zgjidhë problemet e mëdha të botës, duke përfshirë ndryshimet klimatike, tejpopullzimin, zhdukjen e llojeve dhe shkatërrimin e pyjeve dhe mospastrimin e oqeaneve.

“Çfarë i pret ata të cilët tash janë të rinj? Me siguri mund të them se e ardhmja e tyre do ta varet nga shkenca e teknologjia më shumë se e çdo gjenerate më të hershme.”

Pastaj ai ka porositur të rinjtë që “të shikojnë lart në yje, e jo poshtë në këmbët e tyre” dhe të pyeten se për çfarë ekziston gjithësia”.

Sorry ekip, por nuk ka Zot e as jetë pas vdekjes.

Në librin e tij të fundi me ese “Përgjigje të shkurtra në pyetje të mëdha”, Hawking është përgjigjur në 10 pyetje të rëndësishme:

1. A ekziston Zoti?

Jo. Askush nuk e drejton gjithësinë tonë.

2. Si ka filluar e tëra?

Me shpërthimin e madh.

3. Çka ka në vrimën e zezë?

Rënia në vrimën e zezë defintivisht është lajm i keq. Po të jetë kjo vrimë e zezë yjore, do të bëheni shpagetë para se të arrini në horizont.

4. A mund ta parashikojmë të ardhmen?

Edhe po, edhe jo. Në fakt, ligjet na e bëjnë të mundur ta parashikojmë të ardhmen, por në praktikë kjo është shumë e vështirë.

5. A është i mundur udhëtimi nëpër kohë?

Sipas njohurive tona të tashme udhëtimi në të kaluarën nuk mund të përjashtohet.

6. A do të mbijetojmë në Tokë?

Rendi i tanishëm botëror ka të ardhme, por do të jetë shumë i ndryshëm.

7. A ekziston jeta inteligjente në gjithësi?

Ka forma të jetës inteligjente lart. Duhet të jemi të kujdesshëm në përgjigje deri sa të mos zhvillohemi ende.

8. A duhet ta kolonizojmë kozmosin?

Pres që në njëqind vitet e ardhshme do të mund të udhëtojmë kudo në Sistemin diellor.

9. A do të na e kalojë inteligjenca artificiale?

Inteligjenca artificiale do të jetë shumë e mirë në arritjen e qëllimeve, por nëse këto qëllime nuk janë të harmonizuara, atëherë kemi problem.

10. Si ta formësojmë të ardhmen?

Mbajeni mend, shikoni lart në yje, jo poshtë tek këmbët!/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë