Loading…
Haxhi Pantina, djali që mahnit me atë se çfarë bën me topin e basketit |VIDEO
  • 13/03/2018 | 16:26

...

Asnjëherë nuk ka qenë basketbollist profesionist, madje nuk ka synuar të jetë i tillë. Topi është dashuria e tij, ndoshta jo më e madhja, por njëra prej tyre, sepse ato ndryshojnë.


Nëse dikë e zë gjumi duke lexuar, atij i sillet topi në fletore. Është ky Haxhi Pantina, ekzibicionist, apo mjeshtër i truqeve dhe topit të basketbollit.

Ai shkon aq larg, sa edhe mund të lyej mure me top.

“Në mënyrë profesionale nuk kam luajtur asnjë herë. Basketin e kam veç qejf. Unë i takoj asaj gjenerate që formë të argëtimit nuk e kanë pasur internetin, por sportet e ndryshme”, ka thënë Pantina në storien e gazetarit të Klan Kosova, Milot Hasimja.

Ai realizon edhe video të truqeve të tij dhe i poston në rrjetet sociale, si Facebook e Youtube. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë