Loading…
Haxhiu: Dërguti të japë dorëheqje, ose do ta shkarkojmë
  • 14/03/2018 | 18:45

...

Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit.


Haxhiu tha në mbledhjen e kryesisë se Aida Dërguti ka qenë nënkryetare e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje por meqenëse ajo është larguar nga VV duhet të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetares ose VV kërkon shkarkimin e saj.

Sipas rregullores së Kuvendit për këtë çështje vendos seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në të kundërten, Haxhiu ka thënë se do të inicojnë shkarkimin e saj.

Po ashtu në Kryesi u sqarua se deputetet e grupit te ri parlamentar që u dorëheqen nga VV do të ulen menjëhere pas deputetëve të VV-së në krahun e djathte të sallës plenare, përkatësisht nga rendi e katërt e tutje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë