Loading…
Haxhiu: Qeverinë e bën PAN’i, Kurti po shpreson kot
  • 19/06/2017 | 17:47

...

Edhe pse deri më tani Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mundur t’i fitojë votat për më shumë se 21 deputetë, anëtari i saj insiston se edhe në këto zgjedhje PDK është parti fituese.


Bekim Haxhiu në një intervistë të shkurtër për KosovaPress është i bindur se Qeverinë e re do ta formojë koalicioni PAN që ai e quan “koalicion fitues me PDK-në në krye”.

Haxhiu, i cili ka arritur që të marrë votat për t’u bërë deputet insiston në atë se edhe kësaj herë PDK-ja ka dal fituese.

“Kjo është fitore  e Partisë Demokratike me 39 deri 40  deputetë në koalicionin që ka udhëhequr Partia Demokratike. Pra  është koalicioni i PDK-së me subjektet tjera. PDK është parti fituese. Brenda një ekipi që  e fiton lojën atëherë nuk mund të quhet  secili që ka vrapuar më pak ose më shumë por ekipa jonë është ekipa fituese. Nëse i shikojmë edhe disa deputet të NISMA-s dhe të AAK-së janë deputetë që kanë qenë, karrierën politike e kanë filluar me PDK-në, janë të PDK-së dhe brenda listës zgjedhore PDK-ja i ka vlerësuar të gjithë, elektorati jonë dhe qytetari i ka vlerësuar të gjithë ne jemi fitues me 39 deputetë bashkë me partnerët tanë të koalicionit”, tha Haxhiu.

Ai beson se deri në fund të numërimit të votave koalicioni PAN do të del me 40 ose 41 deputetë dhe kjo sipas Haxhiut i hap rrugë për fomimin e institucioneve të reja.

Megjithatë Haxhiu ka pritur rezultat më të mirë dhe më të thellë por që prapëseprapë ai thotë se kjo është një fitore e cila i hap rrugë implementimit të planit zhvillimor të PDK-së.

Sipas tij shumë shpejt apës certifikimit të rezultateve kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj do ta formojë Qeverinë.

Haxhiu thotë se asnjë parti pas luftës nuk i ka fituar zgjedhjet e vetme dhe në vazhdimësi ka pasur koalicione paszgjedhore e edhe kësaj radhe beson se do të ketë njerëz që dinë të mendojnë për shtetin.

“Jam i bindur se edhe në këtë rast posa të kalojnë këto ethet zgjedhore sepse unë i kuptoj që disa përfaqësues të partive politike po flasin ende me atë logjikën e fushatës parazgjedhore derisa të bien pak temperaturat paszgjedhore besoj që pastaj do të shkohet kah konstituimi i institucioneve themelimi i institucioneve të vendit, konstituimi i parlamentit dhe qeverisë . Jam plotësisht i bindur  sepse brenda partive politike ka njerëz që dinë të mendojnë për shtetin me disa përjashtime të ndonjë lideri opozitar që nuk e ka  këtë qasje mirëpo mendoj që të tjerët mendoj që ekziston logjika shtetformuese dhe institucionaliste e cila ka me mundësu krijimin e institucioneve të vendit edhe të ecim përpara sepse na presin shumë punë dhe shumë rrugë për të bërë”, tha Haxhiu.

Anëtari i PDK-së komenton edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje që në këto zgjedhje janë rritur për 100 mijë më shumë.

Këto rritje Haxhiu i quan vota aksidentale e cila sipas tij është krijuar për shkak të krijimit të koalicioneve e jo se VV ka pasur një program të mirëfilltë.

Sa i përket formimit të Qeverisë nga ana e kandidatit për kryeministër nga VV-ja Albin Kurti, anëtari i PDK-së thotë se kjo është një shpresë e kotë e Kurtit.

Përveç se Kushtetuta e thotë qartë se kush e ka të drejtën për ta formuar Qeverinë, Albin Kurti sipas Haxhiut fillimisht duhet të deklarohet nëse e njeh presidentin Hashim Thaci.

“Është një shpresim i kotë i Albin Kurtit në këtë rast sepse Kushtetuta është e qartë në të dyja rastet precizon që e drejta  e nominimit është e fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast e koalicionit PAN, por përpara se të shpresoj një degradim të tillë zoti Kurti duhet të prononcohet a e njeh presidentin Thaçi dhe pas deklarimit të tij që e njeh presidentin Hashim Thaçi për president të vendit sepse deri tash nuk e ka njohur as institucionet e vendit  e  pas kësaj atëherë mund të shpresoj që nëse ndonjë koalicion në zgjedhjet e ardhshme pas 4 viteve të paktën të shpresojë pasi të ketë njohur publikisht edhe presidentin Thaçi  dhe kjo mund të vie në shprehje vetëm pas 4 viteve nëse bënë ndonjë koalicion të mundshëm dhe nuk do t’i ketë  votat aksidentale ato çfarë i ka fituar kësaj radhe”, tha Haxhiu.

Nga rezultatet preliminare del se PAN ka fituar 34 përqind të votave. Vetëvendosje 27 përqind ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25 përqind të votave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë