Loading…
Haxhiu shkarkohet nga pozita e nënkryetarit të PDK-së në Skenderaj
  • 23/01/2018 | 19:45

...

Kryesia e degës së PDK-së në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga Kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin Komunal të Skenderajt.


Ky vendim është marrë me vota unanime të anëtarëve të Kryesisë pjesëmarrës në mbledhje.

Vendimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të vendimit unanim të organeve të partisë lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për kryesues të Kuvendit, duke u rreshtuar krah subjekteve opozitare në Kuvend, dhe duke shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së, thuhet në njoftimin e dërguar nga PDK-ja.

Këto veprime, Kryesia e degës i cilëson si shkelje flagrante të Statutit të PDK-së, neni 65 paragrafi 1, sipas të cilit “Të gjithë anëtarët e PDK-së, përfshirë edhe ata që janë në pozita të larta udhëheqëse brenda PDK-së të cilët shkelin statutin, vendimet e organeve të PDK-së, programin, devijojnë nga politika e PDK-së, se në ndonjë formë tjetër shkelin parimet dhe vlerat e PDK-së, ndaj tyre shqiptohen masa diciplinore”, paragrafi 2 “masa diciplinore “. Pika (f), “ Përjashtimi nga PDK”.

Në bazë të vendimit anëtarët e Kuvendit të përjashtuar janë: 1. Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3. Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5. Sami Aruqi, 6. Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra.

Gjithashtu Kryesia e degës, me propozim të kryetarit Sami Lushtaku ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e më hershëm për emërimin e Bekim Haxhiut nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.

Në bazë të këtij vendimi Bekim Haxhiu që nga sot nuk është nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ndërsa i njejti vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Skenderaj.

Në arsyetimin e propozimit, të votuar unanimisht, Sami Lushtaku ka thënë se  Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë