Loading…
Haxhiu tregon përse VV është kundër shfuqizimit të Speciales
  • 23/01/2018 | 22:19

...

Vota e Vetëvendosjes është kundër versionit të iniciativës së PDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu në Rubikon të KTV-së ka thënë se qëndrimi prapa i Hashim Thaçit dhe ndjekja e qëllimeve personale bën që kjo të jetë nismë jo serioze.Ajo theksoi se si parti presin qasje serioze nga presidenti Thaçi.

“Në të kaluarën deputetët janë konsideruar si mjet votimi kur u është kërkuar nga Thaçi, Veseli a Mustafa. Atëherë bëhej presion në vazhdimësi, atëherë nuk thoshin se janë deputetë ndërsa sot po flitet për integritetin e deputetëve. Kjo është e rrezikshme, kjo nuk e shfuqizon e Gjykatës Speciale. Kjo nuk është për të mirën e Ushtrisë Çlirimtare por për interesa personale”, ka thënë Haxhiu.

“Presim nga Hashim Thaçi që të ketë qasje serioze. Vetëvendosje nuk mund të përkrahë nisma që janë private”, shtoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë