Loading…
Hazard për shokun e skuadrës: Këndon dobët dhe duhet ta ndërrojë frizurën
  • 11/10/2017 | 10:10

...

Futbollisti belg i Chelseat, Eden Hazard, ka folur për faqen zyrtare të klubit londinez rreth atmosferës në zhveshtore dhe marrëdhënien që ka me bashkëkombasin Michy Batshuayi, transmeton gazetametro.net


Duke u përpjekur të tregojë ndonjë sekret të shokut të tij, Hazard zbuloi që Batshuayi e kishte interpretuar shumë dobët këngën e tij të mirëseardhjes në klub, pasi ishte transferuar nga Marseille më 2016.

“Duhet ta pyesni Michyn për këngën që duhej ta këndonte kur erdhi për herë të parë në Chelsea. Ishte katastrofë”, thotë Hazard me shaka, teksa shtoi që Batshuayit i pëlqen të vishet si reper, por thotë që ai duhet ta ndërrojë frizurën.

“Anglishtja e tij është shumë më e mirë se më parë”, thotë Hazard për mikun e tij. “Sa të ndërrojë frizurën dhe gjithçka do të jetë OK”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë