Loading…
Hazard ‘shuplakë’ Real Madridit: Së pari rinovon Courtois e pastaj unë
  • 12/01/2018 | 17:47

...

Anësori belg, Eden Hazard, duket se nuk është shumë i interesuar për t’u transferuar te Real Madridi, shkruajnë mediat britanike, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë një ndeshje të basketbollit në ligën amerikane NBA, Hazard ka folur për mediat ku ka thënë që planifikon të zgjasë kontratën me Chelsean, por vetëm kur këtë ta bëjë bashkëkombasi i tij, portieri Thibaut Courtois.

“Mendoj që së pari do të firmosë Courtois e pastaj do ta bëj edhe unë”, tha Hazard për Mirror.

Një ndër lojtarët më të mirë në Angli ishte përfolur për një transferim te Reali. Trajneri Zinedine Zidane e sheh belgun si zëvendësim ideal për Cristiano Ronaldon, që është në përfundim të karrierës dhe nuk e ka vazhduar ende kontratën me madrilenët.

Edhe portieri Courtois ishte lidhur me një transferim gjatë verës në Madrid, ku ai kishte luajtur edhe më parë, por për Atletico Madridin. Reali ishte shprehur i gatshëm të investonte në sjelljen e tij për shkak të humbjes së besimit në portierin Keylor Navas. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë