Loading…
Haziri tregon se e do edhe një mandat në krye të Gjilanit
  • 12/08/2017 | 17:39

...

Pasi Lëvizja Vetëvendosje e bëri publik kandidatin për të parin e Gjilanit, Sami Kurteshin, kryetari aktual i kësaj komune Lutfi Haziri tregon se e do edhe një mandat tjetër. Ai madje tha të premten për Express se nuk ia ka frikën askujt që garon për Gjilanin. U shpreh i sigurt se do ta ketë fitoren.


Pas takimit me kryesinë e degës, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve.

Kryetari Haziri, duke folur lidhur me situatën në nivel nacional, ka njoftuar strukturat se LDK është unike dhe po punon që në rast të dështimit të të tjerëve të merr mandatin për krijimin e qeverisë, ai ka thënë se pavarësisht vonesave në krijimin e institucioneve, LDK nuk ka lënë vend për tu krijuar vakum institucional.

“Njëherit kemi vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, dhe nga sot grupet punuese do të shtrijnë aktivitetin në të gjitha nivelet dhe do punohet në vlerësimin e drejtë të gjendjes me qëllim që t’i japim rëndës projekteve që ndikojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë.

Po ashtu, deri në hapjen zyrtare të fushatës, janë përcaktuar të gjitha detyrat, përfshirë grupet punuese për daljen në terren me qëllim të punës me strukturat e partisë në nivel të nëndegëve si dhe është vendosur që më 21 dhe 22 gusht të mbahet kuvendi dy ditor i degës, kuvendi do të ketë karakter pune, ku do mbahen seanca sektoriale me qëllim të nxjerrjes së një programi sa më përfshirës”, ka thënë Kryetari Haziri.

Haziri, njëherit nënkryetar në nivel qendror, ka thënë se ai do t`i prijë procesit të fitores i sigurt që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e radhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multimilionëshe për Gjilanin e zhvilluar, Gjilanin e gjilanasëve.

“Nën qeverisjen tonë, Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë në investime dhe nuk kemi me leju me u shembë kjo”, tha Haziri.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë