Loading…
HBO i ofron hakerëve 250 mijë dollarë
  • 11/08/2017 | 16:33

...

Kompania e njohur amerikane e prodkucionit filmik HBO, i ka ofruar hakerve 250 mijë dollarë, për t’ia kthyer materialet e vjedhura javën e kaluar, trasnmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Fjala është për materialet e serialit më të shikuar ndonjëherë në historinë e filmave serik, “Game of Thrones”, që në shqip përkthehet si “Loja e Froneve”, transmeton gazetametro.net

Një grup hakerësh javën e kaluar, i kanë thyer mbrojtjet e të gjithë serverave të produksionit HBO dhe  gjithë materiali i serialit të famshëm është vjedhur, dhe po transmetohet ilegalisht nëpër webfaqe të ndryshme nëpër botër botë.

“Game o Thrones”, është prodhimi më i shtrenjtë i gjiruar ndonjëherë i zhanrit të filmit serial dhe tashmë ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Po ashtu ky produkcion njiohet edhe si revolucion në vete, pasi që si i tillë ngërthen të gjitha zhanret filmike në një, si dramën, trillerin, aventurën, historinë, fiksionin, horrorin dhe seksin, të gjitha bashkë janë të përfshria në këtë produkcion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë