Loading…
Hera e katërt, VV’ja sërish me gaz
  • 21/03/2018 | 17:15

...

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka bllokuar seancën e Kuvendit të Kosovës ku po pritet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.


Ani pse njësitet policore kishin gjetur disa bombola gazi, kjo nuk ka parandaluar deputetët e VV’së që të gjuajnë sërish, shkruan gazetametro.net.

Edhe pas gjetjes së disa bombolave, Policia kontrolloi deputetët duke hyrë, mirëpo sërish kishin arritur që të fshehin atë.

Ndërkohë, nga salla janë larguar deputetët e shumicës, e të vetmit që po qëndrojnë akoma në sallë janë deputetët e VV’së.

Sidoqoftë, kjo ishte hera e katërt që Lëvizja Vetëvendosje gjuan gaz në seancë, duke bërë që të lëshohet salla nga deputetët tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë