Loading…
Hidhet shorti për Euro 2018: Kosova në grup më njërën prej ekipeve më të forta
  • 06/12/2017 | 16:48

...

Është hedhur shorti i kualifikimeve fazës së fundit kualifikuese- Elite Round, për Kampionatin Europian të vitit 2018 të U19.


Kosova është në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Irlandën dhe Sllovakinë. Vitin e kaluar, Portugalia arriti deri në finale të garës, ku u mposht nga Anglia 2-1.

Fituesit e grupeve së bashku me Finlandën si nikoqire e garës,  do të përballën në finalet e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet nga 16-29 korrik.

Në raundin e parë kualifikues, Kosova u rendit pas Austrisë në vendin e dytë, duke u bërë njëkohësisht edhe ekipi i parë i futbollit që kalon një raund kualifikues në çfarëdo gare.

Këto janë të gjitha grupet:

Grupi 1: Gjermania, Holanda, Norvegjia, Skocia

Grupi 2: Maqedonia, Anglia, Hungaria, Letonia

Grupi 3: Republika Çeke, Italia, Greqia, Polonia

Grupi 4: Rumania, Ukraina, Suedia, Serbia

Grupi 5: Portugalia, Republika e Irlandës, Sllovakia, Kosova

Grupi 6: Spanja, Franca, Belgjika, Bullgaria

Grupi 7: Danimarka, Austria, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë