Loading…
Higuain, ‘gishtin e mesëm’ tifozëve të Barcelonës (Foto/Video)
  • 13/09/2017 | 08:24

...

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Gonzalo Higuain, nuk pati paraqitje aspak të mirë në ndeshjen kundër Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua mbrëmë, transmeton Gazeta Metro.


Përveç që nuk arriti asnjëherë ta rrezikonte seriozisht portën e gjermanit Ter Stegen, Higuain, që u ble për 94 milionë euro nga Napoli, bëri një gjest të pahijshëm pasi u zëvendësua.

Largimi i tij nga fusha u përcoll me fishkëllima nga tifozët e Barcelonës, të cilët e mbajnë mend argjentinasin që nga koha kur ishte anëtar i Real Madridit. Kjo bëri që Higuain t’ua tregojë ‘gishtin e mesëm’ tifozëve teksa po shkonte drejt bankës rezervë.

Nuk dihet nëse UEFA do të marrë masa ndaj këtij veprimi të Higuain. Juventusi humbi 3-0 ndaj Barcelonës, në një ndeshje që e vendosi gati vet Lionel Messi me dy gola. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë