Loading…
Historia e dhimbshme e Modric: Serbët i vranë gjyshin
  • 12/07/2018 | 16:40

...

Kroacia arrti të shkruaj histori mbrëmjen e djeshme me atë fitore kundër Anglisë. 


Për këtë përballje tablodi anglez “The Guardian” u ka kushtuar edhe një shkrim kroatëve ku ndër të tjera veçohet historia prekëse e Luka Modriç dhe MarioMandzukic.

Një histori e pazakontë e një shteti të Europës që ende është i traumatizuar nga dhuna dhe lufta që e përjetoi në vitet e 90’.

Militantët serbë kishin vrarë gjyshin e Luka Modric, sot kapiten i skuadrës së Kroacisë, e cila në këtë Botëror arriti në Finale.

Jeta e vështirë e Modric nuk e ka penguar që të ndjekë ëndrrën e tij dhe tashmë i duhet edhe një fitore ndaj Francës për të qenë pretendenti numër një i “Topit të Artë”.

Nga ana tjetër edhe Mario Mandzukic kur ishte fëmij ishte detyruar të shkonte si refugjat në Gjermani.

Arritja e Kroacisë në gjysmëfinale padyshim që ishte fitore, madje ishte mbi pritshmërinë, shanset demokrafike e ekonomike.

Në Moskë, që nga fillimi i kampionatit, përkrahësit kroatë mbanin pankartat “Kemi ardhur për të fituar, nuk dorëzohemi”.

“Imagjinoni nëse futbolli kroat kishte ekzistuar para atij anglez!”, tha trajneri Zlatko Daliç kur Kroacia e mundi Rusinë në çerekfinale dhe tashmë ata me shumë punë dhe vullnet kanë arritur të prekin ëndrrën e finales së Botërorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë