Loading…
Historia e jashtëzakonshme e spiunit izraelit: Si i kishte mashtruar gjitha shtetet arabe
  • 24/05/2018 | 15:41

...

Të premtën e kaluar u shënua 53 vjetori i ekzekutimit të Eli Cohen, i lindur në Egjipt, spiun i Izraelit i cili ishte infiltruar thellë në aparatin shtetëror sirian. “Sputnik International” ka folur me vëllain e Cohenit, dhe ka marrë disa komente nga ekspertë të inteligjencës siriane për të zbuluar jetën e jashtëzakonshme të shpiunit izraelit.

Eli Cohen lindi në një familje tetë anëtarëshe në qytetin bregdetar të mesdheut egjiptian, Aleksandrisë, më 6 dhjetor, 1924. Ai ishte pranuar në një shkollë primare të komunitetit hebreje, Eli asnjëherë nuk e konsideroi vetën si një patriot i Egjipit, në vendin ku ai kishte lindur.

Pasi përfundoi shkollimin primar, ai regjistrohet në Universitetin e Aleksandrisë, ku studio për inxhineri elektrike. Gjatë kësaj kohë, si djalë i ri organizoi protesta studentore kundër okupimit të Egjipit nga Britania.

“Ai ishte besnik i vendit të tij, Egjiptit”, thotë vëllai i tij Albert Abraham Cohen. “Ai ishte gjithashtu besnik i njerëzve hebrej dhe idesë së Zionismit, ku qëllimi i tyre ishte krijimi i një shteti hebrej në tokën e Izraelit.”

Nën udhëheqejn e shefit të rabbive të Aleksandrisë, Cohen u bë pjesë e lëvizjes Zioniste, ku Izraeli e shpalli pavarësinë në vitin 1949, në të cilën tashmë familja e tij kishte lëvizur në tokën e re.

Eli qëndroi në Egjipit për të kryer studimet e tij, dhe mendohet se ai kishte qenë i përfshirë në çështjen Lavon, një konspiracion i vitit 1954 i bërë nga inteligjenca ushtarake izraelite të cilët kishin si qëllim të përdornin flamurin e rremë egjiptianë, amerikanë dhe brtianikë si sulm ndaj civilëve për të bindur Londrën në vazhdimin e okupimit të kanalit të Suezit.

Ish kryeministri izraelit Yitzhak Rabin më vonë do ta ngarkoj atë që të qëndrojë si një aktivist egjiptian i përfshirë në riatdhesimin e hebrenjve drejt Izraelit.

Në vitin 1954, familja e Cohenit mësoi se ai ishte arrestuar nga autoritetet egjiptiane, pasi kishte qenë i përfshirë në një organizatë terroriste. Derisa të tjerët të përfshirë në këtë rast, ishin burgosur dhe ekzekutuar, Eli e menaxhoi dënimin me burg, për shkak të mungesave të provave. Shumë shpejt pas krizës se kanalit të Suezit në tetor të vitit 1956, ai ishte deportuar drejt Izraelit së bashku me hebrenjtë tjerë egjiptas.

Cohen arriti në Izrael më 8 shkurt, 1957. Pesë ditë më vonë, ai ishte intervistruar nga ushtria, ku i kërkuan atij të shkruaj historinë e tij. Cohen e përshkruajti jetën e tij në Egjipt nën tetë faqe tekst.

Ndër të tjera, Eli fliste rrjedhshëm gjuhën arabe, frënge, angleze, italiane dhe hebreje. Ai gjithashtu mbizotëronte dialektin arab, egjiptase, siriane dhe libaneze. Në fund të biografisë së tij, Cohen nënshkruajti duke i sinjalizuar se ai ishte i gatshëm të shkonte në ndonjë vend arab për interesat e inteligjencës izraelite.

“Ai nuk ishte duke kërkuar aventura”, deklaroi Albert. “Ai ishte thjesht një patriot. Ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për atë që e priste, dhe në mënyrë vullnetare shprehi dëshirën për t’i shpëtuar njerëzit nga një Holokaust i dytë. Nuk mendoj se ai e kishte ëndërr që të jetonte gjithë jetën si një shpiun. Ai ishte thjesht një patriot i Egjipit dhe një Zionist; në këtë mënyrë këto dy koncepte nuk janë në kundërshtim me njëra tjetrën”.

Izraeli e shikoi si një kërcënim në vitin 1958, bashkimin e Egjiptit dhe Sirisë brenda Republikës Arabe të Bashkuar. Shërbimet e inteligjencës të kombit të ri kishin nevojë për specialist shpiunë të cilët mund të merrnin informacionne pas linjave të armikut dhe të transmetonin informacion rreth një sulmi të brendshëm.

Aventura argjentinase

Në vitin e hershëm të 1961, Eli ishte dërguar në Argjentinë, duke u paraqitur si një biznesmen i pasur sirian. Eli në këtë vend qëndroi tetë muaj, ku është dokumentuar nga Natalio Steiner, bashkë-drejtori i gazetës argjentinase-hebreje e cila menaxhohej nga inteligjenca e Izraelit. Steiner foli rreth kohës kur kishte qëndruar në vendin e Amerikën latine.

Cohen tashmë kishte një identitet të ri, me dokumente të reja që quhej ‘Kamel Amin Thaabet’.

“Ai kishte lënë Izraelin në vitin 1961, Cohen udhëton drejt Zurichut, nga  ku ai do të kalon edhe në Kil, dhe përfundimisht vendoset në Argjentinë. Disa ditë më vonë ai takohet me kontaktuesin e tij në Buenos Aires, ku atij i ishte dhënë një pasaportë false, dhe ishte këshilluar që të mësonte sa më shpejt gjuhën spanjolle. Tre muaj më vonë, Cohen gjuhën spanjolle fliste lirshëm, dhe tashmë kishte krijuar të njohur në kryeqytetin e Argjentinës”, thuhet sipas Steiner.

Misioni i Cohenit ishte të infiltrohet në diasporën arabe në Buenos Aires. Sipas Steinerit, përpjekjet e Eli-së provuan një sukses të jashtëzakonshëm, duke i lejuar atij të arrinte mjaft pranë elitës së diasporës siriane argjentinase, dhe përmes tyre, në kontaktet e rëndësishme në Siri.

Pas Argjentinës, nëpërmjet një udhëtimi sekret, Cohen iu drejtua Zurichut, ku kishte takuar familjen e tij dhe më pas studioi në Siri, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

“Ai rikthehet në Izrael për tre javë sepse babai i tij kishte vdekur”, tha Albert. “Pas një periudhe zije, ai largohet nga Izraeli drejt Italisë, ku më pas do të udhëtoj nëpërmjet një barke në Aleksandri. Nga aty, ai vazhdon udhëtimin drejt Bejrutit, Liban”.

Sipas vëllait të Cohenit, Eli ishte i shoqëruar nga një agjent lokal.

Eli në kryeqytetin e Sirisë ishte vendosur në vitin 1962, ku kontaktet e fituar në Argjentinë i kishte përdorur në dobi të tij.

Së pari dhe kryesorja ishte komunikimi me Gjeneralin Amin Hafiz, i cili e pa vetën në krye të Sirisë në vitin 1963.

“Eli kishte një kujtesë të jashtëzakonshme, dhe kjo ishte kjo që lejoi atë të mashtrojë armiqtë e tij dhe të kryejë një zbavitje që e pa atë duke mashtruar udhëheqjen e lartë të Sirisë”, tha vëllai i Elit.

Vëllai i Elit përshkruan dëshminë e tij në gjykatë kur ai ishte arrestuar, ku sipas asaj çfarë kishte thënë ai e konfirmon zotësinë e tij në ndërhyrjen e thellë në agjendurën e politikës siriane.

“Unë kam menaxhuar infiltrimin e shërbyesve ministror dhe agjencive qeveritare. Ndërmjet këtyre kanë qenë ministri i mbrojtjes, i ekonomisë, i informacionit, marrëdhënieve me jashtë, banka qendrore etj”, thuhet në dëshminë e Elit gjatë dëgjimit në një gjykatë siriane.

Inteligjencës izraelite ai i kishte siguruar informacione mbi situatën politike, ekonomike dhe ushtarake siriane në vitin e hershëm 1960. Veçanërisht informacionet e tij mbulonin bashkëpunimin ushtarak mes ushtrisë siriane dhe asaj irakiane, informacione sekret rreth furnizimit me armë nga Bashkimi Sovjetik, përfshirë edhe artilerinë ushtarake e vendosur në Majën e Golanit (e cila tashmë është nën territorin e Izraelit).

Cohen gjithashtu ishte i aftë të dërgonte planet siriane për në Izrael përmes lumit Jordan me një shpejtësi të padukshme.

Në këto plane përfshiheshin të dhëna, imazhe, harta ushtarake dhe dokumente tjera me rëndësi strategjike.

Levi Eshkol, i cili kishte shërbyer si kryeministër i Izraelit ndërmjet 1963 deri 1969, e kishte falëndëruar Cohenin për punën e tij, duke thënë “ai ka mbrojtur jetët e shumë ushtarëve izraelitë, ndërsa informacionet që kishte siguruar ndihmuan në fitoren e luftës gjashtë ditore”.

Lufta gjashtë ditore kishte nisur më 5 qershor të vitit 1967, ku avionët ushtarakë të Izraelit kishin sulmuar Egjiptin, më vonë forcave egjiptiane u ishin bashkuar Siria, Jordani, Iraki dhe Libani por të gjithë kishin dështuar përball superioritetit të inteligjencës izraelite. Lufta përfundoi kur Izraeli kishte okupuar Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Majën e Golanit e cila gjendet në hyrje të gadishullit Sinai, në të cilën Egjipti do të fitonte në luftën e Yom Kippurit në vitin 1973.

Cohen ishte ndaluar nga inteligjenca siriane në apartamentin e tij në janar të vitit 1965. Një muaj më vonë spiuni u gjykua dhe u dënua me vdekje. Ai u var më 18 maj 1965 në një shesh në Damask, trupi i tij u largua pas gjashtë orëve.

Në bazë të hetimeve izraelite, Cohen kishte bërë disa gabime ku më vonë do të rezultonte me arrestimin e tij dhe më pas në varje. Sipas vëllait të Cohenit ekzistojnë tre arsye të cilët kanë çuar në arrestimin e Cohenit nga qeveria siriane.

E para, ambasada indiane në Damask u ankua për ndërhyrje në komunikimet me radio në Nju Delhi. Kjo kulmoi në përdorimin e radiove sovjetike të cilat ishin të sofistikuar, ku më pas shërbimi i inteligjencës siriane siguroi disa biseda të Cohenit nga apartemnti i tij.

Në anën tjetër, inteligjenca egjiptiane pretendon se Cohen ishte i pari i paraqitur në një foto në një takim me stafin gjeneral të Egjitpit në Majën e Golanit, të cilët më vonë egjiptianët do ta identifikonin atë si shpiun i Izraelit.

Dhe arsyeja e tretë, dhe verzioni më i detajuar që është prezantuar nga Ahmad Suwaidani, ish shefi i inteligjencës siriane. Sipas mjeshtrit shpiun, në fillim të viteve 1960, kundërzbulimi sirian u bë i vetëdijshëm për dy sirianë që besohet se kanë punuar për CIA-n dhe fshehurazi kanë planifikuar të kontrabandojnë raketat që Damasku kishte marrë nga BRSS në Qipro. Pas shtatë muajve hetimi, shërbimi special kishte shënuar disa dyshimet që lidheshin me apartamentin e tij. Sipas Tahsin Halabit, misioni i Cohenit ishte të shkatërronte Sirinë.

“Që prej vitit 1949, SHBA ka tentuar shumë herë të ndërhyjë në Siri, por të gjitha përpjekjet kanë dështuar”, thotë analisti politik. “Amerikanët nuk ishin të kënaqur me qeverinë siriane, të cilët kishin ndërtuar marrëdhënie të mira me Bashkimin Sovjetik. Në mes të dështimit të saj, CIA i delegoi atij detyrën e shkatërrimit të shtetit sirian. Për këtë arsye Eli Cohen u dërgua në Siri”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë