Loading…
Historianët po e vënë në pikëpyetje ekzistencën e Jezusit, apo Isait, siç njihet në Islam
  • 01/08/2018 | 13:50

...

Çfarëdo që keni menduar në lidhje me të se është apo jo i biri i Zotit, fakti se Jezusi ka ekzistuar si figurë historike rrallë është kontestuar.


Në fund të fundit, ai përmendet nepër tekstet fetare të krishterimit, hebreje dhe në tekstet romake. Josephus Antiquities i hebrenjve,  i shkruar rreth viteve 93-94 pas vdekjes së Krishtit, e përmend Jezusin biblik në librat 18 dhe 20. Në të njëjtën kohë, historiani romak Tacitus, në kronikën e tij, të shkruar rreth vitit 116 pas Krishtit iu referua ‘Christus’ít  dhe ekzekutimit nga Pontius Pilate, shkruan theTelegraph, transmeton gazetametro.net

Sidoqoftë, historianët vazhdimisht janë duke vënë në dyshim nëse njeriu i quajtur Jezus ka ekzistuar . Ai mund të jetë po aq figurë historike sa edhe Herkulesi ose Oedipus.

Sot, disa libra hulumtojnë për temën nga një kënd i freskët, duke përfshirë ‘The Zealot’ nga Reza Aslan, ‘Nailed: Ten Christian Myths That Show Jesus Never Existed at All’ nga David Fitzgerald dhe ‘How Jesus Became God’ nga Bart Ehrman.

Historianët theksojnë mungesën e burimeve historike kredibile. Sigurisht, shumica e të dhënave për Jezusin vijnë nga burimet e krishterimit – e madje edhe këto janë narrativa të palës së tretë të shkruara vite pas vdekjes së tij.

Në Bibël, nuk përmendet jeta e Jezusit nga mosha 12 deri 30 vjeçare – një harresë e madhe për një njeri që jetoi vetëm deri në moshën 33 vjeçare.

Aty ku burimet jo të krishtera ekzistojnë, madje edhe këto janë problematike.

Fitzgerald argumenton se për shekuj të gjithë shkollarët seiozë të krishterimit ishin vetë të krishterë, kështu që edhe të dhënat sekulare bazohen shumë në tekste fetare. Për këtë arsye nuk mund të konsiderohen si burime të pavarura.

Historiani Richard Carrier shkroi se madje edhe referimet për Jezusin në veprën e Josephus ishin shtesa të bëra nga shkruesit e krishterë.  Ai thekson se një pasazh partikular, ekzekutimi i Jezusit nën Pilate, qartësisht është shkëputur nga Gospeli i Luke.

Carrier beson se karakteri i Jezusit mund të ketë derivuar nga qeniet gjysmëhyjnore të mëhershme nga mitologjia e Lindjes së Afërt. Këto mite u zhvilluan në Gospelë, me kalimin e kohës, argumenton ai.

Sigurisht, mund të ketë ekzistuar një predikues hebre i quajtur Yeshua ben Yosef, i cili frymëzoi shumë njerëz me mësimet e tij. Shumica e historianëve besojnë se një person real ka ekzistuar dhe u mitizua. Por madje edhe për këtë nuk mund të jemi të sigurt. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë